Skandali me kompaninë izraelite, celulari i ministrit francez ishte në përgjim

12:07 21/07/2021

Celulari i një ministri francez duket se është përgjuar nga programi Pegasus i kompanisë izraelite NSO Group. The Guardian raporton se celulari tregoi gjurmë të spyware pas analizimit nga ekspertët. Bëhet fjalë për François de Rugy, i cili ka qenë ministër i Mjedisit në Francë në periudhën 2018-2019.

Këto gjetje u zbuluan nga rrjedhja e një baze të dhënash ku përfshihen numra politikanësh e gazetarësh të cilët janë përgjuar përmes programit Pegasus dhe këto biseda më pas pretendohet se u janë shitur qeverive autoritare nga kompania izraelite.

Në mesin e këtyre numrave është edhe ai i Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe shumica e ministrave të kabinetit të parë qeverisëd, përfshirë edhe ish-Kryeministrin francez Edouard Philippe.

Një zëdhënës i kompanisë NSO Group tha se Presidenti Macron dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë franceze dhe belge, siç rezulton në bazën e të dhënave, nuk kanë qenë asnjëherë në “shënjestër” të programit Pegasus.

The Guardian raporton se ka të ngjarë që Maroku ka qenë shteti i interesuar për Macron edhe ekipin e tij të parë qeverisës.

Një zyrtar i Presidencës franceze është shprehur se nëse këto pretendime provohen, atëherë kjo është ngjarje shumë e rëndë.

Aktualisht Prokuroria franceze ka nisur hetimet pas publikimit në media të skandalit të përgjimeve. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *