SKANDALI ME PAGAT/ Paralajmërimi i Ramës për kompanitë private: Rregulloni deklarimet e rrogave ose do hetoheni për evazion fiskal! Ja afati i vendosur









Kryeministri Edi Rama shprehet se publikimi i databazës së pagave të qytetarëve, është një akt kriminal i dënueshëm.

Kreu i qeverisë, në një konferencë për mediat, ka paralajmëruar kompanitë private që kanë pasur probleme me deklarimin e pagave, që të vetërregullohen dhe të dorëzojnë deklarimet e sakta.

Rama tha se afati i dorëzimit të këtyre deklarimeve është 20 janari, teksa shprehet se nëse kjo nuk respektohet, atëherë do të nisë hetim për kompanitë për evazion fiskal.

“Vijmë tek pagat, me pagat ka ndodhur sëfundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuese, por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon Prokurorisë, e cila po heton në mënuyrë intensive. Kam arsye të besoj se do kemi rezultate dhe kush e ka bërë, do përgjigjet para ligjit. Në këndvështrimin më afatmesëm, kjo ngjarje mund të quhet edhe siç thuhet, jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Ekspozimi i të dhënave personale me pagat është i papranueshëm, por nga ana tjetër, sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e gjithë shqiptarëve që kanë parë atë pasqyrë. Askush mos të thonë se po sulmojmë dikënd. Ne kemi kohë që i dimë pagat. Nuk është një situatë e ngjashme me ato më parë, por është e papranueshme. Askush nuk mund të thotë që po sulmojmë meduiat. Të gjitha ato që japin paga fiktive, të rregullojnë deklarimet. Në dijeninë time, ka përgatitur ka nisur apo do nisë një letër për tatimpaguesit me deklarime shqetësuyese që rezultojnë në mospërpuythje flagrante me kapacitetet e tyre, duke ju kërkuar të vetëdeklarohen deri në 20 janar. Dhe në rast mosvetërregullimi do ketë hetim të thelluar për evazion. Evazioni dënohet me burg” – tha Rama.

Ndërkohë, Rama shprehet se puna me dy bordero krijon një situatë mbytëse për sistemin, ndaj për këtë qeveria ka përgatitur një plan.

“Kemi përgatitur një plan para se të ndodhte kjo. Ne nuk mund të vijojmë të presim gradualitet se kemi zgjedhur gradualitetin vit pas viti për rregullimin e sistemit e për të mos krijuar situata mbytëse për biznesin por nuk mund të presim për njerëzit që punojnë dhe nuk marrin në të bardhë atë që u takon, duke shiturvullnetin e tyre të ardhmen sepse te pagat minimale të deklaruara që shoqërohen me para kesh goditet e ardhmja e individit pasi sigurimet për pensionin janë shumë më të ulëta, goditen të ardhurat e skemës së pensioneve e bllokohet mudnësia për të rritur pensionet. Procesi do shoqerohet me hetim pasuror të të gjithë atyre kompanive dhe biznesmenëve që deklarojnë paga minimale apo nën atë që realisht paguhen. Kjo do shoqërohet dhe me një reformë të re e të shpejtë që edhe kjo na gjeti si ngjarje në përgatitje për të ndarë në një mënyrë teknike biznesin e vogël nga hapësirat që i japin atyre që fitojnë shumë të sillen si biznes i vogël, pra të bëjnë cirk.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *