Skandali me pagat zbuloi “krimin zgjedhor”? Deputeti i PD thirrje SPAK-ut të hetojë: Tani provat janë publike









Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se skandali i rrjedhjes së pagave të qytetarëve shqiptarë, ka nxjerrë në pah edhe “krimin zgjedhor”.

tedhenatrrogatpagesa

Sipas tij, pas publikimit të të dhënave të pagave për muajin prill ditën e sotme, ka dalë në dritë fakti se janë “60 mijë punonjës më shumë në prill se sa në janar 2021”.

“Nga nje vezhgim i shpejte i dy databaza-ve qe jane publikuar per rrogat e shqiptareve ne janar dhe ato ne prill, rezulton nje fakt shume domethenes; nga janari ne prill jane shtuar neper bordero plot 60 mije punonjes me shume!

Nga denoncimet qe jane bere ne SPAK qe perpara 25 prillit , ka qene dhe punesimi i mijera veteve, ne periudhen parazgjedhore, ne kundershtim me Kodin Zgjedhor!”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Krimi zgjedhor brenda skandalit !

60 mije punonjes me shume ne prill 2021 se sa ne janar 2021 !

Nga nje vezhgim i shpejte i dy databaza-ve qe jane publikuar per rrogat e shqiptareve ne janar dhe ato ne prill, rezulton nje fakt shume domethenes; nga janari ne prill jane shtuar neper bordero plot 60 mije punonjes me shume !
Nga denoncimet qe jane bere ne SPAK qe perpara 25 prillit , ka qene dhe punesimi i mijera veteve, ne periudhen parazgjedhore, ne kundershtim me Kodin Zgjedhor !
SPAK-u tani provat i ka publike ! “Heronjte e femijeve” me bekimin edhe te proklamatores se tyre, besoj do te bejne detyren , pa qene nevoja te bejne heroizma !

edi paloka per skandalin

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.