Skandali me subvencionet që ia dhanë familjarëve të tyre, flet për herë të parë këngëtarja shqiptare

Këngëtarja Enkelejda Arifi, njëherësh zyrtare e Ministrisë së Kulturës për Komunën e Gjilanit ka folur për herë të parë pas vendimit të Kryetarit për shkarkimin e saj dhe anëtarëve të komisionit për shkak të ndarjes së subvencioneve për të afërmit e tyre.

Në listën e përfituesve ishin djali dhe kunati i saj në dy projekte të ndara që bashkë kapnin vlerën e 7552 eurove.

Enkelejdaaaa (1)
Enkelejdaaaa (1)

Në një prononcim për Klan Kosova bashkë me anëtarët e tjerë të komisionit, Arifi u shpreh se e ka ndërgjegjen e pastër.

“Unë me ndërgjegjen time jam e qetë. Nuk i kam dhënë para askujt. Nuk do të fillojmë t’iu themi në familje të lutem mos u bëj artist sepse është konflikt interesi” – u shpreh ajo

I gjithë procesi është kthyer në pikën zero.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts