SKANDALI ME TË DHËNAT/ Drejtoresha e AKSHI-t: Numrat e telefonit nuk kanë dalë nga shteti, publikimi i rrogave në proces hetimi









Drejtoresha e AKSHI Linda Karçanaj ka thënë se numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë që kanë dalë në publik, nuk kanë rrjedhur nga institucionet  shtetërore.

rrogat-tani

Sa i përket të dhënave mbi rrogat, të cilat posedohen vetëm nga institucionet shtetërore, Karçanaj u shpreh se janë në proces hetimi.

Në një intervistë në emisionin “Opinion” drejtoresha e AKSHI pohoi se as lista e patronazhistëve nuk ka lidhje me këtë institucion.

PJESE NGA INTERVISTA

Karçanaj: Lista e patronazhistëve nuk ka lidhje me AKSHI-n. E kanë hetuar autoritetet dhe nuk kanë asnjë lidhje me Akshin dhe as me e -albania.

Pyetje: Në rastin e patronazhistëve ka persona që deklarojnë se numrin e tyre të telefonit e kanë lënë vetëm tek e- albania….

Karçanaj: Ti je në dijeni që numrin e telefonit ta kërkojnë kudo. Mua javën e kaluar më telefonoi një kompani që shet dyshek. Nuk besoj se e kanë marr tek e- Albania.

Pyetje: Mua më thonë qytetarë që jetojnë jashtë dhe kanë lënë numrin britanik, apo francez vetë, tek e -Albania…

Karçanaj: Mund ta kenë lënë numrin kudo në shtet, por jo tek e – Albania.

Pyetje: Nuk dua të akuzoj as AKSHI, as e- Albania.

Karçanaj: E -Albania nuk mban të dhëna. E- Albania bën të mundur që ti të aplikosh për të gjitha shërbimet shtetërore që merren ne serverat e institucioneve përkatëse. E -Albania  bën të mundur që përgjigja nga sistemi të jetë elektronike.

Pyetje: Atëherë po ua bëj pyetjen ndryshe. Meqë këto janë të dhënat që i disponon vetëm shteti, a keni ju një ide si gardiane e të dhënave si kanë dalë?

Karçanaj: Numrat e telefonit nuk kanë dalë nga shteti, të dhënat aktuale janë në proces hetimi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.