
Anulohet leja e legalizimit për objektin në pronësi të ish-deputetit Gani Hoxhaj.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se pas evidentimit të parregullsive në rastin e pajisjes me leje legalizimi të Hoxhës dhe më pas me certifikatë pronësie për një objekt 3-katësh në lagjen nr.1, ASHK Sarandë ka proceduar gjatë muajit gusht me anulimin e lejes së legalizimit dhe vendosjes së masës së kufizimit në kartelën e pasurisë së pronës.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se një shkresë zyrtare lidhur me anulimin e lejes i është përcjellë edhe Prokurorisë së Sarandës.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al