Skandali te Juve, avokati e ka me rivalët: Plusvalencat janë ligjore, në vitin 2008 Interi e Milani nuk paguan asgjë









Në pritje që të flasin organet kompetente dhe ato që po hetojnë çështjen e plusvalencave te Juventusi, ai që shprehet mbi çështjen është avokati Çezare di Çinto. I intervistuar nga “TuttoSport”, eksperti i së drejtës sportive ka dhënë idenë e tij mbi faktet aktuale.

cinto

“Në terma të thjeshtë dhe për t’u kuptuar nga të gjithë, një plusvalencë është diferenca mes vlerës së blerjes së një lojtari dhe e shitjes së tij të mëtejshme. A është plusvalenca joligjore?

Është absolutisht brenda ligjit, pasi po flasim për një shoqëri të natyrës sportive, por në ditët e sotme edhe komerciale. Kjo do të thotë se një klub futbolli sot nuk fiton vetëm duke blerë e shitur lojtarë, por arkëton edhe nga stadiumet, edhe nga të drejtat e imazhit të lojtarëve, duke nënshkruar kontrata nga të cilat duhet sjellë fitim.

Prandaj, duke parë se së fundmi po përdoret termi plusvalenca fiktive, qofshin të tilla apo reale ato, diferencën në fund e bën gropa që mund të hapet. Madje, nëse marrim shembullin e Milanit dhe Interit në vitin 2008, ku u hetuan nga Prokuroria e Milanos, pas vlerësimit të dokumenteve në fund rezultoi se mund të ishte bërë ndonjë gabim i vogël në llogaritjen e shifrave, por në fund që të dyja klubet dolën pa faj. Nuk paguan asgjë, as Milani e as Interi, pasi nuk kishin një faj specifik”, përfundoi Di Çinto.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.