Skandali te Onkologjiku/ Qytetarët dibranë: Në spitale paguhet më shumë dhe shërbimi s’është cilësor

skandali te onkologjiku qytetaret dibrane ne spitale paguhet me shume dhe sherbimi seshte cilesor
skandali te onkologjiku qytetaret dibrane ne spitale paguhet me shume dhe sherbimi seshte cilesor

Nisur nga rasti i fundit në Spitalin Onkologjik të Tiranës, por edhe në spitalet e tjera, qytetarët dibranë mendojnë se jo vetëm që nuk ka shëndetësi falas, por përkundrazi, është vendi ku më të varfrit paguajnë më shumë.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se qytetarët e Dibrës mendojnë se në asnjë institucion shëndetësor nuk ka shërbim falas, pasi në të kundërt nuk marrin shërbim cilësor.

Po ashtu, qytetarët dibranë shprehen se sistemi shëndetësor është i infektuar që nga ai parësor, spitalet bashkiake e deri tek spitalet e spcealizuara të Tiranës. Të gjendur në këto kushte, qytetarët i kërkojnë organeve ligjzbatuese ta shohin me përparësi këtë problematikë, e cila i rëndon më së shumti.

Edhe për Spitalin Rajonal të Dibrës qytetarët mendojnë se nuk marrin shërbim pa dhënë ryshfet, ku në të shumtën e rasteve bëhet me detyrim nga personeli.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts