Skaneri i Partizanit, nuk u formua kurrë një formacion “tip”! Mesfusha reparti “i hekurt”, dëmtimet si mallkim

skaneri i partizanit nuk u formua kurre nje formacion tip mesfusha reparti i hekurt demtimet si mallkim

































Partizani mbylli në finalen kundër Egnatias një sezon të gjatë dhe intensiv në Kategorinë Superiore, që në fund përfundoi pa trofe. Tashmë skuadra ka nisur përgatitjet për edicionin e ri, por kjo nuk na ndalon të bëjmë një bilanc të atij të shkuarit, duke analizuar lojtarët me më shumë kontribut. Në tabelën përbri keni të listuar çdo detaj për secilin lojtar dhe numrat krejt lehtë mund të përcaktojnë se cilët kanë qenë “shtylla” për ekipin, e cilët jo.

partizani

BENIAMINËT – Vetëm shtatë futbollistë mund të emërtohen si ata që nuk e kanë lënë në asnjë moment në “baltë” ekipin, si dhe kanë qenë të preferuarit e Zekiçit, Abilaliajt dhe Shehit së fundmi. Lojtari me më shumë minuta është Arinaldo Rrapaj, i cili ka arritur të mbyllë një sezon konstant, pa dëmtime dhe me mjaft kontribut. Me një gol të tij Partizani mori Superkupën, trofeu i vetëm sivjet. I dyti është David Atanaskoski me 2792 minuta, teksa podiumin e plotëson Maget Gueje. Lista vijon me Muratajn, Sotën, Qirkon dhe Carën. Duhet thënë se dy prej këtyre titullarëve fiks, Sota dhe Atanaskoski, janë larguar tashmë nga skuadra dhe Partizani do të duhet të gjejë zgjidhje të reja. Kjo dyshe ishin lojtarët më stabël të mbrojtjes.

MESFUSHA – Ky repart rezulton të ketë qenë më “i hekurti” te Partizani i 2023-2024- ës. Rrapaj, Maget dhe Murataj kanë formuar një treshe solide, teksa edhe Taipi ka qenë gjithnjë një opsion luksi në këtë repart. Një pjesë të edicionit ai e zhvilloi edhe në sulm.

DËMTIMET – Partizani nuk e pati asnjëherë një formacion fiks dhe një nga shkaktarët e kësaj ishin dëmtimet. Sulmi dhe mbrojtja e kanë pësuar më shumë, ku emra si Bytyçi, Hadroj, Preka, Mba, Bintsuka apo Keko iu desh të qëndrojnë në periudha të gjata jashtë fushave. Nga ana tjetër, edhe zgjedhjet e trajnerëve dhe vetë forma e lojtarëve ndikuan që të kuqtë të mos kishin një 11-she “tip”.

Capture

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts