“S’kemi pasur një dashuri as me shikim të parë, as të dytë”/ Rama në Akademinë e Shkencave: Gjinushi, profesori i çliruar nga zinxhirët e politikës. Më shpëtoi edhe mua nga alergjia për…






edi rama te akademia e shkencave

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një aktivitet të organizuar në Akademinë e Shkencave, për të cilën tha se është shndërruar “në shtëpinë e vërtetë të mendjeve më të ndrita të Shqipërisë ku sot pranohen 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm”.

Kreun e kësaj Akademie, Skënder Gjinushin, Rama e ka quajtur “profesori i çliruar nga zinxhirët e politikës”, ndërsa e vlerësoi punën për reformimin e këtij institucioni të rëndësishëm.

Sipas Ramës, sot Akademia e Shkencave është ende larg asaj që duhet të jetë, por është në shinat e një institiucioni të zakonshëm.

Të komplimentoj për këtë takim që është një ngjarje për tu shënuar në jetën e gjatë dhe me plot të tatëpjeta e përpjeta të kësaj akademie në një habitat që të rri më së miri pas trupit si një kostum i qepur me merak, jo si kostumi i politikës që herë të shtrëngonte, herë të zhubrosej e herë të lëshonte.

Të jam mirënjohës sinqerisht për faktin se në një kohë relativisht të shkurtër arrite të më shpëtosh dhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave.

Nuk është sekret që Akademia e Shkencave dhe unë s’kemi pasur një dashuri me shikim të parë, madje as me shikim të dytë dhe të tretë.

Fjalët e mia shpesh herë kanë dhembur për shumë kënd që e ka dashur pa kushte Akademinë e Shkencave, por dua të më besoni shumë sinqerisht se dhe mua më ka dhëmbur shumë gjendja në të cilën e kam gjetur Akademinë e Shkencave kur kam marrë këtë detyrë.

Sot e them me bindje që reforma e mishëruar me ligjin e vitit 2019 bën që të ndodhemi në një kapërcim real mes dy epokash, për më të lartin e institucioneve shkencore shqiptare.

Kur them kapërcim nuk nënkuptoj që kemi kaluar në anën tjetër, por gati gati, po ta fotografojmë këtë çast shkëputjeje, jemi mes një hapi të shqitur përfundimisht nga bataku të një këmbe që është duke prekur ngadalë por bindëse një breg të sigurt nga ku patjetër mund të nisë një turravrap i ri për Akademinë e Shkencave.

Kam pasur dyshime të forta nëse ky institucion i përçudnuar aq gjatë do mund të dilte nga agonia 30-vjeçare.

Ndaj jam shumë i gëzuar sot të jem këtu pa asnjë ekzagjërim e po ashtu jam i kënaqur që nëse do rikthehesha në kohë, sot s’do e gjeja më aktual një konstatim të bërë në 2017, përpara se sa të merrte udhë procesi i reformës për një inerci që ishte inercia e kalbëzimit të vazhdueshëm të institucionit që u krijua si xhevahiri me rrezuatuesi kurorës së dijes e ishte shndëruar në brengë për gjithë themeluesit e tij.

Patjetër që s’është ende aty ku duhet të jetë, por sot është një institucion të paktën i zakonshëm i cili më në fund nuk shquhet për keq dhe pse nuk shquhet akoma për mirë në listën e 120 akademive shkencore anembanë botës.

20 kompetenca direkte e rol të posacëm në lëvrimin e kërkimit shkencor liri në tërheqjen e financimeve shtesë si psh financime nga BE për kërkimin.

S’kemi më një institucion qëllim i vetëm i ekzistencës së të cilit u katandis ndarja e honorareve dietave e pensioneve të vecanta e institucioni pa një rol, nuk kemi më asnjë institucion 85% e publikimeve të të cilit të jenë ribotime të vitit 70- 80 apo përkthime shpesh jo të denja të institucioneve të huaja shkencore që më pas shpërndahen në treg si studime shqiptare për të ushqyer një grup të ngushtë individësh“, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *