Skena kaosi në Londër, qytetarët zihen me thika për të zënë radhën për karburant

Autoritetet londineze kanë deklaruar, se janë të gatshëm për të nxjerrë në terren forca të armatosura, për të lehtësuar problemet me furnizimin e karburantit.

Me sa duket pritja e gjatë dhe radhët në pikat e karburantit kanë irrituar britanikët, të cilët kanë arritur të marrin dhe thika me vete për të siguruar pak benzinë.

Një shofer britanik në jug-lindje të Londrës, i irrituar nga pritja e gjatë dhe radhët kilometrike për pak benzinë, debatoi me një shofer tjetër, pa hezituar të nxirrte edhe një thikë.

Siç shihet në video, shoferi i tërbuar iu drejtua shoferit tjetër dhe duke e kërcënuar me thikë, i kërkoi të zbriste nga makina.

Fatmirësisht, incidenti përfundoi pa të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *