Skenar i frikshëm i titullit në Itali, ja kush shpallet kampion nëse skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta









Seria A ka hyrë në një fazë të nxehtë, ku vetëm 7 javë larg fundit, skuadrat ndahen nga shumë pak pikë nga njëra-tjetra.

MilanNapoliInterteams

Milani kryeson me 67, që ndiqet nga Napoli me 66 dhe Interi me 63, por me skuadrën e Inzagit që është një ndeshje më pak.

Në Itali kanë nisur tashmë të bëjnë llogari duke menduar çdo skenar të mundshëm, në bazë dhe të kalendarit të skuadrave kryesuese.

Por pyetja që kanë të gjithë është se kush do të shpallet kampion nëse këto tre ekipe përfundojnë me numër të barabartë pikësh?

Ai që buzëqesh është Mlani, pasi në Serinë A parasysh merren rezultatet në ndeshje direkte, me skuadrën e Piolit që do të dilte fituese me 7 pikë të grumbulluara në sfidat me Interin dhe Napolin dhe me një diferencë të golave që shkon në +1. Më pas do të renditeshin Interi në vendin e dytë dhe Napoli në të tretin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.