Skenari/ Interi ka në “dorë” fatin e Juventusit, bardhezinjtë më të rrezikuarit për të humbur Champions-in






Me Interin  që u shpall matematikisht kampione e Serisë A, në Italia lufta po zhvillohet për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, teksa luftojnë 4 skuadra për 3 vende.

chiellini.ronaldo.juve.2020.21.genoa.750x450

Gara për një vend në Ligën e Kampionëve mund të përfundojë që këtë javë në Itali, me Juventusin e cila rrezikon më shumë nga 3 ekipet e tjera. Në qoftë se bardhezinjtë dalin të humbur nga ndeshja me Interin, ndërsa Milani, Napoli dhe Atalanta fitojnë sfidat e tyre atëherë “Zonja e Vjetër” do të ishte përfundimisht jashtë garës për Champions.

Dhe në qoftë se bardhezinjtë arrijnë një kuotë të barabartë pikësh më Juventusin në lojë do të futeshin ndeshjet direkte të cilat në këtë rast janë thuajse identike, por napoletanët kanë golavarazhin më të mirë +43 krahasuar me +35 të bardhezinjve.

Fatet e Juventusit janë në dorën e Interit dhe në shpresat që Fiorentina të ndalë Napolin, përndryshe “Zonja e Vjetër” do të digjte një kualifikim në Ligën e Kampionëve pas 9 vitesh radhazi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *