Skënderbeu bën “pazar” te Tirana, firmos me mesfushorin 22-vjeçar






Jurgen Vrapi është afrimi i tretë i Skënderbeut në merkato e verës.

jurgen-vrapi-1

Pas mesfushorit brazilian që luante në Portugali, Murilo Rosa, si dhe portierit Shkëlzen Ruçi, radhën për të firmosur me korçarët e pati mesfushori 22-vjeçar.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Vrapi ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Skënderbeun. Lajmi është konfirmuar për gazetën edhe nga burime zyrtare në klubin korçar.

Më parë Vrapi ka luajtur për Dinamon dhe Flamurtarin, ndërsa në kampionatin e fundit në Superiore me Tiranën, ku u aktivizua në 20 ndeshje, por vetëm në 8 prej tyre si titullar.

I riu mund të bëjë disa pozicione në mesfushë, por gjithashtu mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

SKEDA E LOJTARIT –

vrapi 1

vrapi 2

vrapi 3

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *