“Skënderbeu e përballon Partizanin”, Rashica: Gvozdenoviç i veçantë, asnjë trajner nuk flet me kaq dashuri për fanellën

skenderbeu e perballon partizanin rashica gvozdenovic i vecante asnje trajner nuk flet me kaq dashuri per fanellen































Skënderbeu është i përqendruar maksimalisht te ndeshja e parë e fazës finale të kampionatit kundër Partizanit.

rashica

Për sulmuesin nga Kosova, Ermir Rashica, të qenit mes katër më të mirave tregon vlerat që ka pasur ky ekip që në momentin e parë kur u formua. Sulmuesi i Shpresave kuqezi në një prononcim për “Panorama Sport” analizon rrugëtimin e Skënderbeut, që edhe pse nuk e konsideronin si të aftë për të arritur në katërshe, kurrë nuk e ka humbur besimin e objektivit final.

SKËNDERBEU NË KATËRSHE “Është një arritje, që na përfaqëson të gjithëve, nga drejtuesit e deri te punëtorët e fushës, pasi të gjithë së bashku nuk e kemi humbur kurrë besimin dhe bindjen se ky ekip mund të shkonte shumë më lart sesa qëndrimi në Superiore. Një bindje të tillë e krijuam që në javët e para të kampionatit, pasi arritëm të fitonim me Egnatian në ndeshjen e parë dhe më pas me Partizanin në shtëpi. Ishin ndeshje, që tregonin se ne kishim më shumë potencial sesa na vlerësonin apo mendonin të tjerët. Prej këtij momenti ekipi ishte më besimplotë. Mendoj se çelësi i suksesit ka qenë besimi te forca jonë, puna që bënim çdo ditë dhe mentaliteti i trajnerit. Hera e parë që dëgjoj një trajner të flasë me kaq shumë dashuri dhe pasion për një fanellë klubi. Kjo na bënte të xhironim me dyfishin e mundësive tona. Në grup u fut mentaliteti i duhur dhe ishim të gjithë të bashkuar si një familje duke sakrifikuar për njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet dhe në fund na u shpërblye”, theksoi fillimisht Rashica.

PARTIZANI PËRBALLË – Rashica kërkon mobilizim maksimal në sfidën e së premtes.

“Partizani është kundërshtari ynë për këtë fazë dhe normalisht që është një ndeshje e vështirë. Shorti na ra me ta, por do të ishte njësoj e vështirë edhe nëse shorti do të ishte ndryshe, pasi në këtë pikë të gjithë ekipet janë të barabarta. Ne do të shkojmë të bindur se e kemi forcën për të përballuar këtë 90- minutësh si të barabartë me kundërshtarin dhe do të bëjmë futbollin tonë. Kemi besim se mund të shkojmë më shumë sesa kaq dhe do ta tentojmë deri në fund. Besimi nuk na mungon, as motivimi dhe mbi të gjitha dëshira që të jemi ne ekipi që do të kalojmë më tej. Janë vetëm 90 minuta dhe specifika e kësaj ndeshjeje është e veçantë. Prandaj kërkon impenjim maksimal. Por ky ekip ka cilësi, ambicie dhe mbi të gjitha dëshirë për të treguar vlerat e veta”, vijoi sulmuesi i Skënderbeut.

POLEMIKAT – I pyetur për polemikat e lindura pas ndeshjes me Vllazninë, Rashica nuk ka dashur të komentojë.

“Për mua nuk ka asnjë polemikë, pasi ne kemi luajtur gjithmonë për veten tonë duke mos parë situatën apo llogaritë e ekipeve të tjera. Ne jemi në fazën finale dhe kjo është fakt që s’ka nevojë për polemikë”, mbylli prononcimin e tij sulmuesi kryesor i Skënderbeut.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts