Skënderbeu luan me Luzin, thirrja e trajnerit që zëvendëson të dënuarit: Duhet kujdes!












Panoramasport.al/ Pasi u “zgjuan” në Kupën e Shqipërisë, tashmë te Skënderbeu duan kthesën edhe në Kategorinë e Parë. Vetëm dy pikë në tri javë kampionat janë vërtetë shumë pak për një ekip që pretendon ngjitjen në elitë. Për të dëshmuar se ky start është aksidental, duhet të gjejnë fillimisht fitoren e parë.

ERION LLAPANJI

Në radhë kanë Luzin 2008, një kundërshtar që deri më tani ka bërë surprizën. Nisur nga kjo, në kampin korçar po i bëjnë mirë llogaritë. Për asnjë moment nuk po e marrin lehtë dhe sidomos kur nuk e kanë luksin në renditje. Këtë e thotë edhe Erjon Llapanji, që po drejton ekipin pas dënimit të Migen Memellit dhe Gentian Liçit nga Komisioni i Disiplinës.

Trajneri i portierëve kërkon që të kenë kujdes maksimal ndaj kavajasve. “Jemi gati për ndeshjen e radhës dhe do të kërkojmë më të mirën. Kemi punuar fort gjatë kësaj kohe dhe mendoj se po reflektojmë në krahasim me dy ndeshjet e para sa u përket rezultateve. Një gjë të tillë e them me bindje pasi loja dhe rastet nuk na kanë munguar. Kemi punuar fort gjatë kësaj kohe për të kthyer besimin te sulmuesit dhe sigurinë në finalizim.

Mendoj se ndeshja e Kupës përballë Maliqit na ndihmoi në këtë drejtim. Nga ana tjetër kemi rikuperuar edhe dy elementë të rëndësishëm të lojës sonë dhe them se kjo na bën të jemi më të fortë. Sigurisht që do të udhëtojmë për fitore dhe për të marrë maksimumin në këtë ndeshje. Por nga ana tjetër, duhet të kemi kujdes nga Luzi.

Është një ekip që të krijon probleme dhe ka bërë mjaft mirë në javët e para. Të mos harrojmë se ka marrë një fitore me Flamurtarin dhe ka ndalur në barazim Teutën në Kupë. Një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar, ndaj do të bëjmë kujdes”, ka thënë Erion Llapanji që pritet të jetë në krye të pankinës së Skënderbeut të paktën edhe dy javë të tjera. Sakaq, stafi teknik e ka grupin e plotë për javën e 4-t. Zyrtarisht janë kthyer Dritmir Beci dhe Abdul Temitope, duke shtuar alternativa cilësorë në mbrojtje dhe sulm.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *