“Skocia do të organizojë referendum për pavarësinë deri në fund të vitit 2023”

Ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka përsëritur se ajo synon të organizojë një votim publik për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar deri në fund të vitit 2023.

Duke shpallur programin e saj qeveritar, Sturgeon tha se pavarësia është në krye të agjendës së saj, por shtoi se këtë vit nuk do të ketë debat të projekt-ligjit të referendumit në parlamentin skocez.

Sturgeon tha se qeveria skoceze tani do të rifillojë punën me një prospekt të detajuar, që do t’u paraqitet votuesve nëse do të ketë një fushatë referendumi për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Duke folur në parlamentin skocez në kryeqytetin Edinburgh, Sturgeon tha se “derisa dalim nga pandemia COVID-19, duhet të bëhen zgjedhje që do të formësojnë ekonominë dhe shoqërinë tonë për dekadat e ardhshme”.

“Cili parlament duhet t’i bëjë këto zgjedhje, Westminster (Mbretëri e Bashkuar) apo Holyrood (Skoci). Dhe, nga cilat parime do të udhëzohen. Këto janë pyetje të cilat nuk mund të shmangen, as të shtyhen derisa fundi tashmë është hedhur. Pra, ne synojmë të ofrojmë atë zgjedhje”, tha Sturgeon.

Siç theksoi ajo, “ne do të bëjmë këtë vetëm kur kriza me COVID-19 të ketë kaluar, por qëllimi është që të ndodh në gjysmën e parë të këtij parlamenti, para se të përfundojë viti 2023”.

Ajo theksoi se ata “do të sigurojnë që zgjedhje, kur të vijë, të jetë plotësisht e informuar”.

“Për këtë qëllim, mund të konfirmoj se qeveria skoceze tani do të rifillojë punën në prospektin e detajuar që do të udhëheq vendimin”, u shpreh Sturgeon.

Në janar të vitit 2020, para se pandemia COVID-19 të përhapet jashtë Kinës, parlamenti skocez votoi në favor të një referendumi të dytë të pavarësisë.

Pas votimit, Sturgeon kërkoi një urdhër të seksionit 30, që do ta bënte të mundur mbajtjen e një referendumi të ri të pavarësisë nga qeveria qendrore e Mbretërisë së Bashkuar, por kërkesa e saj u refuzua nga kryeministri britanik, Boris Johnson.

Në një letër të fundit drejtuar ministres së parë skoceze, Johnson tha ai “nuk do të pajtohet me asnjë kërkesë për një transferim të pushtetit që do të çonte në referendume të mëtejshme të pavarësisë”.

Referendumi i parë në Skoci

Referendumi i parë që kërkoi nga votuesit skocezë të votojnë nëse duan të lirohen nga Mbretëria e Bashkuar u mbajt në vitin 2014, vetëm dy vite para referendumit historik mbi Brexit-in të cilin Skocia e refuzoi me vendosmëri.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nën kryeministrin e atëhershëm David Cameron premtoi një mirëkuptim më të mirë për skocezët nga parlamenti në Westminster, si dhe “pushtete të reja të gjera” për parlamentin skocez.

SNP-ja, partia që udhëhoqi fushatën e pavarësisë, kishte besim të plotë se vendi do të mbijetonte dhe madje do të ishte më mirë jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Por skocezët refuzuan ndarjen nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar, pasi pak më shumë se 2 milionë vota (55,3 për qind) votuan për të mbetur pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa 1.62 milionë (44,7 për qind) votuan për pavarësinë.

Johnson dhe konservatorët skocezë kanë mohuar në mënyrë të përsëritur idenë e referendumit të ardhshëm për pavarësi, duke e quajtur referendumin e vitit 2014 një ngjarje që vjen “një herë në jetë” dhe që provoi se skocezët preferojnë bashkimin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *