Skuadër përrallore për Champions-in, shihni formacionin e “frikshëm” të PSG-së










PSG-ja ka qenë një ekip me emra të mëdhenj, por në këtë merkato ka bërë disa transferime të bujshme. I fundit që pritet është Lionel Mesi, i cili do të krijojë një skuadër përrallore dhe të çmendur.

PSG 1

Repartet janë të gjitha të dubluara me kampionë dhe Mauricio Poçetino ka në dispozicion një armatë për të bërë realitet ëndrrën e Naser Al Khelaifit për të fituar Ligën e Kampionëve.

Këtë verë, PSG-ja ka bërë 3 transferime me kosto zero si Donaruma, Ramos dhe Vajnaldum. Edhe Mesi do të transferohet me zero dhe kjo gjë është ajo që ndihmon bilancet. Sigurisht që për të pasur rregull, duhet që disa prej yjeve të shiten.

Pritet që të largohen afro 10 lojtarë sepse organika e PSG-së është shumë e fryrë dhe e pamundur për t’u menaxhuar.

Pikëpyetja e madhe lidhet për Mbapenë, i cili nuk dihet nëse do të qëndrojë në klubin francez, apo do të shtyjë gjithmonë e më shumë për të shkuar drejt Realit të Madridit. Për momentin nuk ka asnjë zhvillim sepse PSG-ja pritet që të mbyllë marrëveshjen me Mesin.

PSG

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *