Panoramasport.al/ Ballkani duket se do ta festojë suksesin në mbrëmjen e djeshme ndaj Shkupit me një goditje të madhe në merkato, me kampionët e Kosovës që duket se kanë arritur akordin për transferimin e Sidrit Gurit.
Sipas raportimeve nga “FrontOnline” 28-vjeçari duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Ballkanin dhe pritet të konkretizojë në orët e ardhshme transferimin nga Shkëndija e Tetovës.
Guri ishte prej kohësh dhe një objektiv i Partizanit, me “Demat” që duket se do ta humbin këtë garë ndaj skuadrës që drejtohet nga ish-tekniku i tyre Ilir Daja.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al