Skualifikimi i 69 kandidatëve/ KAS kalon për shqyrtim ankesën e PD, ja kur do të zhvillohet seanca dhe kush do jetë relatori

SHPËRNDAJE

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve  në KQZ ka kaluar për shqyrtim të martën në orën 10:00 ankesën e Partisë Demokratike për skualifikimin e 69 kandidatëve nga lista. Relator i çështjes u zgjodh me short Elvis Çefa.

selia pd-kqz

Kujtojmë se KQZ i hoqi nga listat një pjesë të kandidatëve PD-së pasi sipas këtij institucioni duhet të jenë 153 kandidatë në garë. Edhe pas korrigjimit të listave, PD dërgoi 69 kandidatë më shumë të cilët u hoqën me vendim të KQZ.

Njoftimi i KQZ

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore nr. 05, të depozituar nga subjekti PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
Seanca e shqyrtimit të kërkesës do të zhvillohet ditën e Martë, datë 23.03.2021, në orën 10:00.

Gjithashtu, u hodh shorti për caktimin e relatorit të kërkesës ankimore nr. 06, datë 20.03.2021 të depozituar nga koalicioni Aleanca-Al, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 165, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit Aleanca-Al, për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25 prill 2021. Sipas rezultatit të shortit, relator i kërkesës ankimore nr. 06 do të jetë z. Elvis Çefa.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *