“Skuqet” shatërvani i Pallatit Buckingham

21:50 26/08/2021

Uji në shatërvanin jashtë Pallatit Buckingham është kthyer në ngjyrë të kuqe pasditen e sotme gjatë protestave për krizën klimatike. Protestuesit e “Animal Rebellion” u arrestuan pasi vandalizuan objektin ujor ë quajtur “Victoria Memorial”.

Sipas aktivistëve, ata dëshironin të tërhiqnin vëmendjen për “vaskën mbretërore të gjakut”.

Kurora është pronarja më e madhe e tokave në Britani dhe e përdor këtë sipërfaqe për sporte gjaku, bujqësi dhe blegtori që shkatërrojnë fshatin dhe vrasin miliona kafshë çdo vit. Përdorimi i kësaj toke për të vrarë kafshët dhe planetin tonë është një vaskë gjaku mbretërore dhe ne jemi këtu për të thënë se sa më shumë pushtet që ke, aq më shumë përgjegjësi mbart për të udhëhequr rrugën drejt një të ardhmeje që është e përshtatshme për të gjithë”.

Protestat për sensibilizimin e autoriteteve ndaj krizës klimatike kanë nisur që prej ditës së diel dhe deri më tani janë arrestuar më shumë se 200 persona./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *