Skype hyn në një transformim

08:40 28/09/2021

Në pesë vitet e fundit, Skype është përditësuar shpesh, por duket se Microsoft është sërish gati të ndërhyjë. Kompania ka njoftuar se në muajt e fundit i ka kushtuar vëmendje kritikave dhe ka përgatitur një plan për të sjellë “një Skype të përmirësuar, të besueshëm dhe shumë modern”.

Thirrjet janë ato që po marrin edhe përkujdesin më të madh. Ndarja e ekranit që shfaqet gjatë thirrjeve së shpejti do të përfshijë të gjithë ata që marrin pjesë, edhe nëse nuk e kanë aktivizuar opsionin e kamerës.

Paneli do të ketë ngjyra të reja dhe modele të ndryshme për të zgjedhur, duke ofruar mundësi personalizimi. Tashmë mund të zgjidhet midis opsionit folës, ekranit të madh, Together Mode, madje edhe në varësi të përmbajtjes.

Ata që nuk kanë një ikonë identifikuese në profil do të kenë ngjyra të ndryshme për bisedat në mënyrë që të jenë të dallueshme. Tingujt e njoftimeve do të jenë gjithashtu të personalizuara.

Përveç dizajnit, Skype i është përkushtuar edhe përmirësimit të performancës për ta bërë atë funksional pavarësisht platformës apo pajisjes ku përdoret. Disa prej përditësimeve janë lanncuar tashmë, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e disponueshme gjatë pjesës tjetër të vitit./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *