Sllovaki, kontrollet kufitare nuk ndalin emigrantët

sllovaki kontrollet kufitare nuk ndalin emigrantet

10:43 14/10/2023

Shtetet fqinje të Sllovakisë kanë marrë masa për të frenuar emigrimin e paligjshëm

Pavarësisht rritjes së kontrolleve kufitare me Hungarinë, për shkak të asaj që e quan një rritje dramatike të numrit të emigrantëve që kalojnë në territorin e saj, në Sllovaki vijojnë ende të vijnë emigrantë të huaj.

Numri i emigrantëve që hyjnë në këtë shtet është dhjetëfishuar duke regjistruar afro 40,000 emigrantë këtë vit.

Vetëm ditën e enjte të javës së kaluar policia sllovake  arrestoi rerth 70 migrantë të paligjshëm në kufi dhe i dërgoi ata në një stacion policie në qytetin Nitra, rreth 80 kilometra nga kufiri me Hungarinë.

Emigranët kishin kaluar kufirin që shtrihet 655 km, pjesërisht përgjatë lumit gjarpërues dhe të cekët Ipel, që praktikisht është e  pamundur të mbyllet.

Mes emigrantëve të arrestuar është edhe edhe 26-vjeçarja Baraa, nga Quneitra e Sirisë, e cila erdhi me bashkëshortin, binjakët pesëvjeçarë dhe vëllain e tyre më të vogël.

E lodhur nga udhëtimi, ndërsa priste që të  shikoheshin dokumentet e saj, ajo rrëfen për gazetarët e agjencisë së lajme Reuters se është përpjekur tre here në të kaluarën  përpara se të arrinte në Sllovaki. Ajo kujton se si mundën të kalonin kufirin.

Kontrabandistët prenë gardhin në kufirin Hungari-Serbi dhe kishte shumë njerëz që hynë me ne, pastaj ecëm  drejt një pylli. Vazhduam të ecnim dhe pastaj kontrabandisti na kërkoi të  prisnim dhe më vonë erdhi një makinë që  na mori, por kjo makinë u kap nga polica. Ne i kërkuam të ndalonte, por ai nuk na dëgjoi, megjithëse kishim fëmijët me vete. Më vonë doli me vrap nga makina”.

Ajo shpjegon se pse u detyrua të ndërmerrte udhëtimin e rrezikshëm.

“Pronarët në Turqi  ndonjëherë nuk i paguanin atij rrogën, ne nuk mund të përballonim qiranë dhe ata nuk i regjistronim dot  fëmijët në shkolla si sirianë. Ata më  thane se do ti regjistronin kur  të kishte një vend të lirë. Fëmijët e mi duhet të jenë në kopësht tani, por ata thanë se do t’i regjistrojnë pasi të jetë në dispozicion një vend vacant . Nuk i kanë regjistruar. Racizmi është rritur atje, një herë na nxorrën nga autobusi… kështu që vendosëm të largoheshim”.

E reja tregon se jetesa në Turqi ishte e vështirë për shkak të paragjykimeve në rritje.

“Sjellja e turqve nuk është shumë miqësore ndaj nesh, mund të ndodhë që ne jemi duke ecur në qytet dhe ata thjesht gjejnë ndonjë justifikim për të shkaktuar probleme, ka raste që të nxjerrin një thikë”.

Shumë meigrantë u paguajnë kontrabandistëve mijëra Euro për të udhëtuar drejt Evropës me shpresën se do të kenë një jetë më të mirë. Kur pyetet se në cilën vend kishte në plan të shkonte, 26-vjeçarja përgjigjet kështu: Të gjithë thonë se Gjermania është  një vend i mire për të jetuar , prandaj do të dëshiroja të jetoja aty”.

Stacioni i vogël i policisë në Nitra ka regjistruar mesatarisht 300 migrantë të paligjshëm në ditë në javët e fundit pasi numri i migrantëve që hyjnë në Sllovaki, kryesisht që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afganistani përmes Ballkanit është rritur.

Policia bën me dije se pothuajse asnjë nga të arrrestuarit nuk kanë dokumente të rregullta personale.

Emigrantët pritën në paraburgim derisa të dhënat e tyre personale dhe gjurmët e gishtërinjve të kontrolloheshin në bazën e të dhënave kriminale ndërkombëtare.

Ata që rezultojnë pa precedent penal marrin një dokument që vërteton regjistrimin e tyre sipas një ligji sllovak që lejon sirianët dhe afganët, që konsiderohen si refugjatë që ikin nga lufta, të qëndrojnë.

Kjo ka bërë që shumë emigrantë të vijnë në këtë vend, thonë ekspertët, duke u dhënë atyre një masë sigurie se ata nuk mund të dëbohen nga BE.

Edhe vendet fqinje kanë shtuar kontrollet. Republika e Çekisë, Hungaria, Polonia  janë të gjitha vende  në Zonën Shengen të BE-së për lëvizjen e lirë pa viza, kontrollet e shtuara gjatë kohëve të fluksit të ngritur të emigrantëve, kanë shkaktuar ndarje politike dhe tregtare.

Kontrollet, të cilat zemëruan Sllovakinë, fillojnë të mërkurën (4 tetor) dhe zgjasin të paktën 10 ditë.

Peter Ivanek, nënkryetar i bashkisë së Skalite, një qytet sllovak 230 km në verilindje të kryeqytetit në kufirin polak në cilën janë bllokuar shumë pika kalimi, thotë se vala e migrimit ka zgjatur për disa javë.

Ndër të tjera ai shpjegon se vendet fqinje me Sllovakinë janë detyruar të ndërmarrin masa të cilat po krijojnë probleme për vendasit.

Ne nuk e kishim këtë informacion se Polonia do të mbyllte plotësisht kufijtë. U fol për një mbyllje të pjesshme. Nuk e di nëse kjo është një mbyllje e pjesshme, se rruga e vjetër është mbyllur plotësisht dhe e reja. Qytetarët janë të befasuar nga mbyllja e pikave kufitare, ku  ata udhëtojnë  çdo ditë për të vizituar familjet e tyre ose për të bërë pazar”.

Një shofer i cili u kthye nga policia dhe ushtarët polakë që ruanin një  një pikë kufitare u shpreh se këto kontrolle shtese por edhe mbyllja e disa prej pikave kufitare kjo do t’i kushtonte kompanisë së tij shumë rëndë.

“Sigurisht, kjo ndikon tek ne sepse na detyroi që të shtyjmë planet. Ne trajtojmë çështjet e korporatave. Më  duhet të kthehem, çfarë mund të bëj tjetër?”

Sllovakia është përballur me një numër në rritje të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë teksa shkojnë në Gjermani dhe Evropën Perëndimore.

Emigrantët, kryesisht të rinj nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, kanë ardhur kryesisht përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike, përmes Hungarisë nga Serbia.

Ish-kryeministri i Sllovakisë Robert Fico mbajti një qëndrim të ashpër mbi këtë çështje.

Fico i cili ka arritur  një marrëveshje për të formuar një qeveri pas fitores së zgjedhjeve të 30 Shtatorit,  është shprehur se ruajtja e kufirit me Hungarinë do të jetë një prioritet i qeverisë së tij.

Qeveria e Kryeministrit të përkohshëm Ľudovít Ódor ka bërë me dije është praktikisht e pamundur mbyllja e kufirit prej 655 km me Hungarinë, por ka dërguar deri në 500 ushtarë për të ndihmuar patrullat e policisë.

Klan News




sllovaki kontrollet kufitare nuk ndalin emigrantet

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts