Sllovakia fillon vaksinimin me Sputnik V

Sllovakia u bë vendi i dytë i BE që filloi vaksinimin e qytetarëve me vaksinën ruse Sputnik V, megjithëse vaksina nuk është miratuar ende nga rregullatori i bllokut.

Një burrë nga qyteti i Zilinias ishte personi i parë që mori vaksinën.

“Unë me të vërtetë po prisja Sputnikun V. Rusia ka një traditë të gjatë të zhvillimit të vaksinave”, theksoi ai.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ende nuk ka miratuar vaksinën vektoriale, por Sllovakia ka filluar të shpërndajë vaksinën, pavarësisht nga një debat i gjerë i brendshëm.

Hungaria gjithashtu ka filluar përdorimin e Sputnik V.

Sllovakia mori 200 000 doza të Sputnik V në muajin mars pasi ish-kryeministri, Igor Matoviç e urdhëroi atë fshehurazi, duke shkaktuar një polemikë që kontribuoi në rrëzimin e tij nga pushteti. //ATSH

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *