Sllovakia nis vaksinimet me Sputnik V

11:10 01/06/2021

TĂ« vaksinuarit me vaksinĂ«n ruse mund tĂ« hynĂ« nĂ« Çeki, Hungari dhe Austri

Sllovakia është tashmë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian që ka përfshirë në vaksinimin masiv të popullsisë edhe vaksinën ruse Sputnik V, e cila nuk është miratuar ende nga Rregullatori Evropian i Barnave EMA.

Sllovakia kishte në ruajtje 200,000 dozat e vaksinës Sputnik V të marra nga ish-kryeministri Igor Matovic, por institucionet shëndetësore vendase nuk e kishin lejuar përdorimin e saj deri më tani. Para vendimit të ri të qeverisë sllovake, Hungaria ishte vetmi shtet i BE-së që ka përdorur Sputnik V në fushatën e saj të vaksinimit.

Një marrëveshje e fshehtë për Sllovakinë për të blerë 2 milionë vaksina Sputnik V, orkestruar nga Kryeministri i atëhershëm Igor Matovic shkaktoi një krizë politike në muajin Mars, situatë që solli rënien e qeverisë sllovake.

FqinjĂ«t e SllovakisĂ«, Çekia, Hungaria dhe Austria kanĂ« vendosur qĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« lehtĂ«simit tĂ« masave pĂ«r levizjen e qytetarĂ«ve brenda BE-sĂ« tĂ« njohin certifikatat e shtetasve sllovakĂ« tĂ« vaksinuar me Sputnik V.

Ashtu si Hungaria, edhe Sllovakia i dha vaksinës ruse Sputnik V autorizimin për përdorim urgjent një procedurë që nuk kërkon miratimin paraprak nga autoritetetet e BE-së në Bruksel.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *