Slloveni, ministrja e Drejtësisë dorëhiqet pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin

Ministrja sllovene e Drejtësisë, Lilijana Kozloviç dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin Janez Jansa lidhur me emërimin e dy prokurorëve në një agjenci europiane.

Kozloviç tha se ajo dha dorëheqjen sepse ”Jansa kishte anuluar emërimin e dy prokurorëve sllovenë të cilët do të punonin për agjencinë e re të Prokurorisë së Përgjithshme Europiane”.

Kozloviç kishte konfirmuar emërimin e dy zyrtarëve, të cilët ishin emëruar nga një këshill i pavarur.

Jansa tha se ai anuloi emërimet pasi këta prokurorë kishin bërë vazhdimisht akuza të rreme kundër politikanëve të partisë së tij.

Kritikët thonë se Jansa është përpjekur të kufizojë lirinë e medias dhe ka pak respekt për vlerat demokratike dhe standardet e shtetit të së drejtës.

Sipas analistëve, ai ka sulmuar gazetarët në Twitter dhe ka shënjestruar mediet e pavarura.

Zyra e re e Prokurorisë së Përgjithshme të Bashkimit Europian do të fillojë punën më 1 qershor për të hetuar krimet në lidhje me buxhetin e BE, përfshirë korrupsionin, përvetësimin dhe mashtrimin.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *