Slloveni, opozita vjen në pushtet

15:48 25/04/2022

Mposhtet Janša, pushteti i besohet një biznesmeni

Zgjedhje parlamentare këtë të dielë u zhvilluan edhe në Slloveni. Partia opozitare, Lëvizja për Liri e biznesmenit liberal, Robert Golob, ka shënuar fitore ndaj tri herë kryeministrit Janez Jansha dhe Partisë Demokratike Sllovene.

Partia e Golob që u themelua në Janar, arriti të fitojë me një diferencë të madhe votash, duke marrë 34,5% të votave, ose 41 vende nga 90 në parlamentin slloven. Ai do të qeverisë së bashku me socialdemokratët.

Jansha si ultrakonservator dhe aleat i kryeministrit hungarez Viktor Orban, njëherësh edhe një admirues i flaktë ish-presidentit amerikan Donald Trump mori vetëm 24% të votave, ose 28 deputetë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.