Sllovenia nxit zgjerimin e BE në Ballkan

17:50 06/07/2021

Kryeministri Jansa: Duhet të përshpejtojmë anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Procesi i integrimit në Bashkimin Europian për vendet në Ballkanin Perëndimor ka qenë në fokusin e kryeministrit të Sllovenisë Janez Janša.

Në mbledhjen e radhës në Komisionin Europian, teksa prezantoi përpara eurodeputetëve prioritet e presidencës 6 mujore të BE-së, Jansha u shpreh se do të përshpejtojë anëtarësimin e këtyre vendeve.

“Nëse nuk jemi të aftë ta realizojmë këtë, nëse nuk bëjmë një hap përpara në Ballkanin Perëndimor, atëherë këto veprime do të ndërmerren nga dikush tjetër, nga dikush që ka interesa dhe vlera të ndryshme”, është shprehur kryeministri i Sllovenisë Janez Janša.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mirĂ«priti deklaratĂ«n e kryeministrit slloven, duke thĂ«nĂ« se samiti i Tetorit do tĂ« dĂ«rgojĂ« njĂ« mesazh tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m se kĂ«to vende janĂ« partnerĂ« thelbĂ«sorĂ« strategjikĂ« tĂ« BE.

“Unë shpresoj që me presidencën sllovene do të ecet përpara për të bërë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Kjo është në interesin tonë, sepse kjo për Europën një premtim i dhënë duhet të jetë një premtim i mbajtur”, është shprehur Ursula von der Leyen.

Që nga viti 2019 procesi i integrimit ka ngecur, pasi disa vende anëtare të kryesuara nga Franca, bllokuan nisjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ndërkohë që të dy vendet kanë realizuar objektivat e vendosura dhe në Qershor u duk se do të kishte një konferencë ndërqeveritare, ishte Bullgaria që u bë pengesa kryesore për përparim, pasi ajo refuzoi të jepte dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat për shkak të disa mosmarrëveshjeve për identitetin dhe historinë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *