Smart Life Group: Partner Mbështetës për të dytin vit radhazi në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2023

smart life group partner mbeshtetes per te dytin vit radhazi ne panairin e energjise ndertimit dhe ekonomise se gjelber 2023

Smart Life Group rikthehet për vitin e dytë radhazi si Partneri Gold në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2023, me një shfaqje të jashtëzakonshme të inovacionit dhe qëndrueshmërisë. Ky event i rëndësishëm, organizuar nga Iceberg Exhibitions, ka si qëllim të riformulojë të ardhmen e energjisë së rinovueshme, efikasitetit të energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë të gjelbër, duke sjellë së bashku vizionarë dhe inovatorë.

Smart Life Group, është një kompani me seli në Shqipëri, e cila është duke u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor, Itali, madje edhe Gjermani. Aktiviteti i kesaj kompanie mbulon një gamë të gjerë sektorësh, që nga panelet fotovoltaike, ndriçimi LED, zgjidhjet Smart City, efiçencën energjitike, shërbimet financiare dhe imobiliare, dhe deri tek konsultimet për bizneset dhe tregtia e importit dhe eksportit.

Whatsapp Image 2023 09 29 At 17.44.20 (2)
Whatsapp Image 2023 09 29 At 17.44.20 (2)

Në bashkëpunim me Bluesun, Smart Life Group do të paraqesë produktet më të avancuara teknologjike duke krijuar një qasje drejt inovacionit dhe ndërgjegjes mjedisore, si dhe duke ofruar zgjidhjeve gjithëpërfshirëse në fushën e energjisë së rinovueshme dhe efiçencës së energjisë. Pjesëmarrja për herën e dytë të Smart Life Group në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2023 është një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të tyre ndaj inovacionit, qëndrueshmërisë dhe një të ardhme ekologjike.

Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2023, i organizuar nga Iceberg Exhibitions, është një eveniment i rëndësishëm që do të mbahet më datat 5 dhe 6 Tetor, në Pallatin e Kongreseve. Në bashkëpunim me Smart Life Group, ky panair premton t’i ofrojë zgjidhje çështjeve thelbësore të energjisë së rinovueshme, efiçencës të energjisë, teknologjisë, qëndrueshmërisë së ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër.

Këto tematika që do të trajtohen në këtë panair janë thelbësore për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të rajonit, duke ofruar një platformë të jashtëzakonshme për krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive. Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me teknologjite më të reja në lidhje me panelet fotovoltaike, ndriçim LED dhe teknologjitë që janë të destinuara të ndryshojnë industrinë e energjisë dhe ndërtimit.

Mësoni më shumë rreth Smart Life Group në:  www.smartlifegroup.eu.

Vizitoni website zyrtar: www.icebergexhibitions.com/event/energy-construction-green-economy-2023/.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts