Smogu “gllabëron” Uashingtonin, qytetarët: Nuk marrim dot frymë!

smogu gllaberon uashingtonin qytetaret nuk marrim dot fryme

smogu gllaberon uashingtonin qytetaret nuk marrim dot fryme

18:32 09/06/2023

Smogu si pasojë e zjarreve në Kanada vijon të mbetet i pranishëm ende në disa qytete të mëdha në SHBA. Banorët shprehen se ajri është i ndotur dhe po ndikon në shëndetin e tyre.

“Unë kam astmë, kështu që po që jam i shqetësuar për këtë. Frymëmarrja ime po rëndohet. E shikoni si vijon të jetë qielli në New York.”

Shitësit që ngrenë tezgat e tyre në qendër të Uashingtonit flasin për pasojat që kanë sjellë zjarret.

“Po më shqetëson vërtet, sepse kam astmë, kështu që duhet të mbaj një maskë. Fyti më dhemb.”

Trenat kishin më pak pasagjerë pasi shumë qytetarë po punojnë nga shtëpia. Disa shërbime jo thelbësore janë pezulluar. Janë mbyllur parqet, në shumë rrugë kanë ndalur punimet ndërsa nuk po mblidhen as mbeturinat.

Një pjesë e madhe e banorëve shprehen se shëtitjet janë bërë të pamundura.

“Nuk bëj më shëtitje të gjata 90-minutëshe në mëngjes si zakonisht. Mendoj se rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja tanimë më janë përkeqësuar për shkak të ajrit të keq.”

Të dhënat e qeverisë tregojnë se cilësia e ajrit është në nivelin e rrezikshmërisë në Uashington. Për studiuesit, problematikat nga zjarret do të shtohen për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Nuk mund të mohosh që ndryshimi i klimës është një pjesë shumë e madhe e kësaj që po ndodh. Por ne nuk e lidhim gjithmonë ndryshimin e klimës me shëndetin e familjeve tona. Por kjo që po ndodh po ndikon vërtet në shëndetin e njerëzve.”

Kanadaja po përballet me zjarret më të fuqishme duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 600 zjarrfikës janë vendosur në dispozicion për të shuar flakët, ndërsa dëmet janë të mëdha. Në Alberta, më shumë se 3,500 njerëz janë evakuuar ndërsa në Quebec situata është normalizuar ndërsa në British Columbia zjarret ende vijojnë të përhapen.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts