Smogu mbulon Nju Delhin

smogu mbulon nju delhin
smogu mbulon nju delhin

11:45 02/12/2022

Ndotja në disa qytete është tre herë më e lartë se kufijtë e pranueshëm ku rreth 20 milionë banorë janë prekur rëndë

Smogu përfshiu sërish kryeqytetin e Indisë Nju Delhi pasi ndotja e ajrit u përkeqësua me fillimin e dimrit, duke rritur përqendrimet e grimcave të imëta në ajër tre herë mbi kufijtë e pranueshëm.

Indeksi i cilësisë së ajrit në disa pjesë të qytetit shkoi mbi 400, e cila klasifikohet si kategoria ‘e rëndë’ e ndotjes së ajrit, sipas Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes. Niveli i grimcave të imëta me masë 2.5 mikrogramë ishte 180 mikrogramë për metër kub ajër, treguan të dhënat tre herë mbi kufirin e pranueshëm prej 60 mikrogramë për metër kub ajër.

E ndërsa sot India shënon Ditën Kombëtare të Kontrollit të Ndotjes, Nju Dehli mbetet më i ndoturi në botë.

 “Unë kam qenë një çiklist për shumë vite. Ndotja është shkatërruese në Delhi tani. Më duheshin rreth 15-20 minuta për të arritur në Indi Gate nga shtëpia ime, por tani duhen më shumë se 40-45 minuta. Pra, siç e shohim, është mjaft irrituese dhe po më shkakton frymëmarrje të rënduar”, ka thënë një çiklist.

Kombi i Azisë Jugore feston Ditën Kombëtare të Kontrollit të Ndotjes çdo vit, që përkon me Tragjedinë e Gazit në Bhopal në vitin 1984, kur një rrjedhje gazi nga një fabrikë pesticidesh Union Carbide vrau të paktën 3500 njerëz në shtetin qendror.

Delhi është kryeqyteti më i ndotur në botë, ku rreth 20 milionë banorë janë prekur nga ajri i rëndë për shkak të ndotjes së automjeteve, pluhurit të ndërtimit dhe djegies së kashtës së të korrave në shtetet fqinje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts