Smogu toksik/ Mbyllen shkollat në New Delhi, kryeqyteti indian në ‘lockdown’ nga ndotja

Gjykata e Lartë e Indisë ka bërë thirrje për një “bllokim nga ndotja” në kryeqytetin Nju Delhi për të mbrojtur qytetarët nga smogu toksik. Cilësia e ajrit në kryeqytetin indian ka qenë jashtë çdo norme javët e fundit.

Të hënën, drejtësia urdhëroi autoritetet të ndalonin të gjitha udhëtimet jo thelbësore dhe të mbyllnin zyrat. Miliona njerëz do të detyrohen të punojnë nga shtëpia nëse vendoset bllokimi dhe është e paqartë se sa mund të zgjasë.

Shkollat tashmë janë mbyllur për një javë të shtunën për të shmangur mundësinë që fëmijët të thithin ajrin e ndotur.

Autoritetet në kryeqytetin e Indisë, mbyllën të gjitha shkollat dhe kolegjet, për kohë të pacaktuar, për shkak të niveleve të përkeqësuara të ndotjes së ajrit.

Punimet e ndërtimit u ndaluan deri më 21 nëntor, por përjashtim u bë për projektet e transportit dhe të mbrojtjes. Po ashtu, vetëm pesë nga 11 termocentralet me qymyr në qytet do të lejohen të funksionojnë.

Nivelet e grimcave PM2.5 në Delhi, të cilat mund të bllokojnë mushkëritë e njerëzve, janë shumë më të larta se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Disa pjesë të qytetit shënuan shifra afër ose më të larta se 400, të cilat kategorizohen si “të rënda”.

Sipas indeksit të cilësisë së ajrit, një shifër midis zeros dhe 50 konsiderohet “e mirë” dhe midis 51 dhe 100 është “e kënaqshme”.

Në ndotjen e ajrit në Delhi ndikojnë një varg faktorësh, nga emetimet e automjeteve dhe industriale deri te pluhuri dhe moti.

Ajri bëhet toksik sidomos në muajt e dimrit, pasi fermerët në rajonet fqinje djegin kashtën e të korrave.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.