“S’mund të vras, nëse po shikoni këtë video…”, reperi i famshëm rus vetëflijohet pas thirrjes për t’u rekrutuar në ushtri

Një reper rus vrau veten për të shmangur rekrutimin për të luftuar në luftën barbare të Vladimir Putinit në Ukrainë mes një eksodi të shkaktuar nga mobilizimi kaotik i pjesshëm i diktatorit të Kremlinit, ndërsa mijëra burra, gra dhe fëmijë rusë ikin përtej kufirit në vendet fqinje.

Ivan Vitalievich Petunin, i quajtur me emrin e artit Walkie, besohet se ka kryer vetëvrasje sot në qytetin jugor rus të Krasnodarit.

Trupi i tij u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në Rrugën Congressnaya pasi muzikanti 27-vjeçar regjistroi një video-mesazh të publikuar në kanalin e tij Telegram në të cilin thoshte se nuk donte të vriste për asnjë ideal.

Petunin, i cili më parë kishte shërbyer në ushtrinë ruse dhe ishte trajtuar në një spital mendor, u tha fansave të tij: Nëse po e shikoni këtë video, atëherë unë nuk jam më gjallë. Nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua. Nuk jam gati të vras ​​për asnjë ideal.

Më shumë se 194,000 qytetarë rusë kanë ikur në Gjeorgjinë fqinje, e cila u pushtua nga Rusia në 2008, ndërsa në raste më drastike, burrat rusë kanë përdorur thyerjen e gjymtyrëve për të shmangur thirrjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *