“Snickers” tërheq reklamën pas akuzave për homofobi

08:50 07/08/2021

Një reklamë 20-sekondëshe e “Snickers” në Spanjë ka shkaktuar rrëmujë dhe pakënaqësi pasi është cilësuar si homofobe. Pasi qarkulloi gjatë kësaj jave, reklama ngacmoi komunitetin LGBT+ që u shpreh se “është e turpshme dhe fatkeqësi që ka ende kompani të cilat përjetësojnë stereotipet dhe promovojnë homofobi”. Pati edhe nga ata që kërkuan bojkotimin e kompanisë.

Në reklamë, shfaqet një influencer i njohur spanjoll, Aless Gibaja që porosit një “lëng të bukur portokalli”, ndërsa një shok shkëmben vështrime të habitura me kamerierin. Kamarieri i drejton Gibaja-s një akullore “Snickers” që sapo e kafshon, ai transformohet në një burrë me mjekër dhe zë të plotë.

Më mirë?”, e pyet shoku i tij. “Më mirë”, përgjigjet Gibaja dhe më poshtë shfaqet slogani i njohur i kompanisë “Kur je i uritur nuk je vetvetja”.

Ditën e enjte, “Snickers” tha se do të tërhiqte menjëherë reklamën dhe kërkoi falje për çdo keqkuptim që mund të kishte shkaktuar fushata e marketingut.


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *