S’njeh ulje kurba e COVID-19 në Kosovë, 1.682 të infektuar deh 11 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.682 qytetar të infektuar me virusin.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, 11 persona nuk e kanë fituar betejën ndaj COVID-19. Sa i përket të shëruarve në 24 orë ato janë 263, ndërsa numri total i rasteve aktive është 19.695.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

22 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës.

Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.

Në total numri i rasteve aktive është 19.695.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *