Socialdemokratët në avantazh të lehtë në Gjermani

[embedded content]

18:31 26/09/2021

Disfatë e kristiandemokratëve, mbështetja më e ulët në 2 dekada

Sondazhet paszgjedhore në Gjermani nxjerrin në krye socialdemokratët me rreth 26%, një avantazh i lehtë me më shumë se 1% ndaj kristiandemokratëve, të cilët në zgjedhjet e kësaj të diele duket se kanë shënuar rezultatin më të dobët të dy dekadave të fundit.

Teksa numërimi vijon, nëse rezultatet e Exit Polleve dalin të sakta, i takon kandidatit të social-demokratëve Olaf Scholz të nisë i pari negociatat për krijimin e një koalicioni.

Megjithatë edhe pasardhësi i Merkelit tek kristiandemokratët, Armin Laschet shprehu bindjen se qeverinë do ta formojë ai, bashkë me të gjelbërit dhe liberaldemokratët.

Parlamenti i ri ka 730 ndenjëse, 21 më shumë se legjislatura që sapo u mbyll dhe tashmë nevojitet mbështetja e të paktën 365 deputetëve për formimin e qeverisë së re.

Analistët nuk përjashtojnë mundësinë e vazhdimësisë së një koalicioni mes dy të mëdhenjve, socialdemokratëve dhe kristiandemokratëve.

Nuk munguan edhe problemet gjatë votimit, të pazakonta për një vend si Gjermania. Në Berlin ku u votua  edhe për parlamentin rajonal pati mungesa të fletëve të votimit, që shkaktuan radhë të gjata para qendrave.

Ndërsa kanditati kristiandemokrat Armin Laschet e palosi gabim fletën e votimit duke e bërë të dukshme zgjedhjen e tij, ç’ka sipas Kodit Zgjedhor e shpall atë fletë të pavlefshme.

Në këto zgjedhje pati edhe rekord personash që votuan me postë por shifrat janë ende duke u përpunuar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *