Socialdemokratët zgjedhin një grua në krye të parlamentit

socialdemokratet zgjedhin nje grua ne krye te parlamentit
socialdemokratet zgjedhin nje grua ne krye te parlamentit

20:23 26/10/2021

Bëjnë betimin 736 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 26 Shtatorit

Pas më shumë se 2 dekadash, parlamenti gjerman do të drejtohet sërish nga një grua. Socialdemokratja Berbel Bas u zgjodh në krye të legjislaturës së 20 që u mblodh për të parën herë këtë të Martë, pas zgjedhjeve të 26 Shtatorit që i dhanë fund epokës 16-vjeçare të kancelares Angela Merkel dhe kristiandemokratëve në pushtet.

53-vjeçarja u zgjodh me 576 vota, shumica nga partia e saj, të gjelbërit dhe liberaldemokratët, të cilët së bashku pritet të formojnë edhe qeverinë e re. Berbel Bas bëhet e treta kryeparlamentare pas Luftës së Dytë Botërore. Me profesion ekonomiste, ajo është pjesë e parlamentit gjerman si deputete prej 12-vitesh, teksa në legjislaturën e kaluar ka mbajtur postin e nënkryetares së grupit parlamentar socialdemokrat.

Para votimit për kryetarin e ri, bënë betim 736 deputetët që morën mandatin nga zgjedhjet e 26 Shtatorit. Kjo legjislaturë ka numrin më të lartë të përfaqësuesve në historinë e vendit, teksa përfaqësues të politikës dhe shoqërisë civile kërkojnë reformë të kodit zgjedhor, ku parlamenti të mos ketë më shumë se 500 deputetë. 38% e deputetëve të kësaj legjislature janë zgjedhur për herë të parë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts