SoftBank ndalon prodhimin e robotit Pepper

22:51 29/06/2021

Roboti i vogël, Pepper, që ngjasonte me njeriun nuk do të prodhohet më. Prodhimi i tij nisi me bujë në vitin 2014, por tashmë kompania ka vendosur që të mos vijojë më prodhimin për një kohë të pacaktuar.

Prodhuesi japonez SoftBank, konfirmoi për BBC se prodhimi është ndalur, pa treguar shkaqet që ndikuan për të marrë këtë vendim. Po ashtu u konfirmua se prodhimi do të vijojë kur kjo gjë të jetë e nevojshme.

Kompania po ashtu po shkurton vendet e punës dhe rreth 330 punëtorë mund të humbasin punën e tyre. Që nga prodhimi i robotit të parë, janë shitur 27 mijë të tillë me një çmimit prej 1,790 Dollarë.

Roboti u përdor kryesisht si një mjet kërkimor dhe arsimor për shkolla, kolegje dhe universitete. Eksperti i robotikës Prof Noel Sharkey lidhur me këtë vendim të kompanisë tha se ishte shumë i kënaqur.

Sipas tij “roboti Pepper bĂ«ri shumĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«mtuar kĂ«rkimin e mirĂ«filltĂ« tĂ« robotikĂ«s duke dhĂ«nĂ« njĂ« pĂ«rshtypje shpesh tĂ« rreme”. Pepper pĂ«r vite me radhĂ« arriti qĂ« tĂ« fitonte tĂ« gjithĂ« vĂ«mendjen dhe shihej si njĂ« arritje e madhe pĂ«r shkencĂ«n./tvklan.al


TĂ« ngjashme “”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *