Software-i “RetSynth” ndihmesë në biologjinë sintetike

12:35 31/08/2021

Biologët në Laboratorin Kombëtar Sandia zhvilluan një software gjithëpërfshirës që do të ndihmojë shkencëtarët në një sërë industrish për prodhimin e kimikateve më shpejt dhe më lehtë.

Software “RetSynth” përdor një algoritëm të ri për të renditur bazat e të dhënave komplekse të reaksioneve biologjike dhe kimike, të cilat do ndihmojnë shkencëtarët të krijojnë në mënyrë sintetike komponimet e përdorura në prodhimin e biokarburanteve, farmaceutikëve, kozmetikës, kimikateve industriale, ngjyrave dhe aromave.

Kjo platformë përdor analizën retrosintetike e njohur si një teknikë për zgjidhjen e problemeve në planifikimin e sintezave organike. Kjo arrihet duke transformuar një molekulë të synuar në struktura më të thjeshta, pavarësisht çdo ndërveprimi të mundshëm me reagjentët kimikë. Kjo procedurë përsëritet derisa të arrihen struktura të thjeshta të disponueshme. Këto kompozime përdoren për të formuar një sintezë të molekulës së synuar.

Duke përdorur software-in shkencëtarët mund të përcaktojnë sekuencën e prodhimit me hapat më të vegjël, sekuencat që mund të përfundojnë me burimet në dispozicion ose procesin më ekonomikisht të qëndrueshëm. Biologjia sintetike përfshin ridizajnimin e organizmave për qëllime të dobishme duke i pajisur me aftësi të reja. Hulumtuesit dhe kompanitë po e përdorin si një mënyrë efektive për të zgjidhur probleme në mjekësi, të tilla si krijimi i vaksinave, antitrupave, si dhe në prodhim dhe bujqësi.

Biologu llogaritës në Sandia, Corey Hudson e konsideron si aftësinë që ka potencialin për të zvogëluar në mënyrë drastike mbeturinat, për të krijuar terapi dhe materiale të gjeneratës së ardhshme. Pikërisht, ky do të jetë efikasiteti i ‘RetSynth’, që do të përfshijë hapësirat biologjike, kimike dhe hibride të prodhimit, duke sugjeruar modifikime të procesit për të maksimizuar rendimentin teorik, ose sasinë e bioproduktit që mund të prodhohet, tha Hudson.

Sot përdoret në një sërë aplikacionesh të ndryshëm dhe Sandia është gati ta licencojë software-in në një partner industrial për përdorim komercial./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *