Solisti i grupit të famshëm “Pink Floyd”, Waters: Izraeli është shtet aparteid

Solisti i grupit të famshëm britanik të rokut Pink Floyd, Roger Waters e ka cilësuar Izraelin si “shtet aparteid (racist, diskriminues)” duke e kritikuar largimin me forcë të palestinezëve prej shtëpive nga kolonët hebrenj në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor nën pushtim

Përderisa vazhdojnë reagimet për bastisjet në Xhaminë Al-Aksa, Waters nga llogaria e tij në Twitter ka bërë një postim me temë “Izraeli është një shtet aparteid. Shikoni dëbimet gjenocidale të përjetuara në Sheikh Jarrah”.

Në pamje duke shpjeguar se ka marrë mesazhe prej shokëve të tij që jetojnë në vende të ndryshme të Afrikës së Jugut, Waters tha se ata i kanë thënë atij se do të shkojnë në Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor.

Waters kritikoi deklaratën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden i cili tha se mbështet Izraelin në çdo rrethanë. “Ju mbështesni dëbimin e njerëzve me forcë nga shtëpitë e tyre. Si do të ndiheshe Joe Biden? Qëndron në shtëpinë e cila është e juaja dhe vijnë disa të poshtër të marrin shtëpinë, në të cilën familja juaj jeton për shekuj”, tha ai.

Solisti i famshëm britanik Waters theksoi: “Kjo është e jona. Unë jam sekular. E marr shtëpinë tënde prej teje. Nuk më intereson fare se çfarë bën. Mund të vdesësh. Madje kjo do të ishte më e mira. Pra nuk e besoj. Kjo (qasje) më nervozon”.

Pasi vuri në dukje se organizata izraelite për të drejtat e njeriut B’Tselem e ka shpallur Izraelin disa muaj më parë “shtet aparteid”, Waters, tha se është shumë i lumtur që Human Rights Watch ka ndjekur gjurmët e B’Tselem.

Duke rikujtuar se Afrika e Jugut është përjashtuar nga ndeshjet e sportit kriket kur mbisundonte qeverisja e aparteidit, Waters i bëri thirrje UEFA-s dhe FIFA-s që të përjashtojnë Izraelin nga ndeshjet/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *