Solli në jetë 9-njakë, 26-vjeçarja marokene thyen rekordin botëror: Ishte tronditëse, mendoja s’e kisha 7 (FOTO)

Ndonëse është vetëm 26-vjeçe, Halima Cisse nga Maroku është nënë e 9 fëmijëve.

Ajo i ka sjellë ato në jetë me vetëm një shtatzëni të vetme, duke thyer kështu rekordin aktual botëror të vendosur nga “Octomum”, në vitin 2009. Asokohe gruaja e quajtur Nadya Suleman solli në jetë 8 fëmijë.

“Daily Mail” shkruan se nëntë bebet e 26-vjeçares kur lindën peshonin nga 500 gram deri në 1 kilogramë. Duke pasur këtë peshë trupore ata u vendosën në inkubatorë, e fatmirësisht ata tanimë gëzojnë shëndet të plotë. Në një intervistë të dhënë nga spitali në Marok, Cisse ka thënë:

“Ishte një tronditje e plotë kur kuptova se do kisha nëntë foshnja, sepse mendova se do ishin shtatë”, ka shtuar e reja. Kjo e fundit ka treguar se kur po lindte fëmijët, në mendje i kalonin kaq shumë pyetje.

“Isha shumë e vetëdijshme për atë që po ndodhte dhe më dukej sikur kishte një rrjedhë pafund foshnjash që dilnin prej meje. Motra ime po më mbante dorën, por gjithçka që mund të mendoja ishte se si do të kujdesesha për ta dhe kush do të më ndihmonte?”, ka treguar 26-vjeçarja.

Zonja Cisse ka zbuluar se brenda 1 muaji nga lindja, i mbaroi qumështi i gjirit. Foshnjat e saj pritet që të qëndrojnë në spital edhe për 2 muaj të tjerë.

“Është shumë punë dhe unë ende ndihem shumë e dobët. Shtatzënia ime ishte e vështirë, e kam nevojë për shumë pushim. Të lindësh 1 fëmijë është mjaft e vështirë, por të kesh 9 është e paimagjinueshme. I jam mirënjohës ekipit mjekësor që po bën gjithë punën e madhe dhe qeverisë Mali për financimin e trajtimit të tyre”, ka rrëfyer 26- vjeçarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *