Somali, 4 të vdekur dhe disa të plagosur në sulmin me bombë

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë u plagosën në një sulm me bombë që synonte një automjet transportues uji të destinuar për të prekurit nga thatësira në rajonin e Jubës së Poshtme të Somalisë.

Bomba ishte vendosur nga grupi terrorist Al-Shabaab në periferi të Kismayo-s, një qytet port në rajon, njoftoi Televizioni kombëtar somalez.

Sulmi erdhi disa orë pasi përleshjet me armë dhe granatime me mortaja në Somalinë qendrore rezultuan me vdekjen e të paktën 2 fëmijëve.

Sulmuesit targetuan një bazë ushtarake të forcave xhibutiane që shërbenin nën Misionin e Unionit Afrikan në Somali në qytetin Beledweyne, kryeqyteti i rajonit Hiraan, 344 kilometra nga Mogadishu.

“Pas mesnate, terroristët e Al-Shabaab sulmuan bazën e forcave tona të sigurisë në Beledweyne, por ne ishim në gjendje të zbrapsnim sulmin dhe shkaktuam viktima të rënda”, tha për AA një zyrtar i sigurisë në Beledweyne.

Ndaras, Agjencia Kombëtare e Inteligjencës dhe Sigurisë së vendit tha se vrau të paktën 12 terroristë të lidhur me Al-Kaedën me bazë në Somali në një operacion sigurie.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.