
Gjatë një sulmi bombë në Somalinë jugore së paku 4 ushtarë kanë humbur jetën, theksoi një zyrtar policor.
“Sulmi ishte një shpërthim mine toke me telekomandë dhe shënjestroi forcat e sigurisë në aeroportin në periferi të Afmadow”, tha Abdirahim Adan, një oficer policie në rajonin e Jubës së Poshtme.
Grupi i lidhur me al-Kaedën me bazë në Somali, al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin.
Afmadow është një qytet bujqësor i vendosur 216 kilometra larg qytetit portual të Kismayo, kryeqyteti administrativ i Shtetit Jubaland.//AA
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al