Somali, kryeministri shkarkon kreun e inteligjencës

Kryeministri somalez Mohamed Hussein Roble sot ka shkarkuar kreun e Agjencisë Nacionale të Inteligjencës dhe Sigurisë (NISA), Fahad Yasin Haji, disa muaj pas vrasjes misterioze të një operatoreje femër të inteligjencës.

“Kryeministri shkarkoi kreun e Agjencisë Nacionale të Inteligjencës dhe Sigurisë Fahad Yasin dhe emëroi gjeneralmajorin Bashir Mohamed Gobe si drejtor të përkohshëm të agjencisë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit.

Kryeministri urdhëroi prokurorin e përgjithshëm që të hetojë vrasjen e Ikran Tahlil, agjentes femër të NISA-s e cila u vra në qershor. Familja e saj u takua me Roble mbrëmjen e së dielës në kryeqytetin Mogadishu, vetëm disa orë para shkarkimit.

Agjencia e inteligjencës tha se Tahlil u rrëmbye dhe u vra nga al-Shabaab e lidhur me al-Kaedën, por grupi terrorist thuhet se i ka mohuar akuzat.​​​​​​​//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *