Somali, një vetëvrasës me bombë kreu sulm në qendrën ushtarake në Mogadishu

Një sulm vetëvrasës me bombë ka ndodhur sot në mëngjes në qendrën ushtarake për stërvitje në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë.

Sulmuesi me bombë aktivizoi eksplozivin të cilin e barte me vete në kampin ushtarak në Dhagabadan në qarkun Wadajir, në të cilin në atë moment ndodheshin disa qindra ushtarë dhe rekrutë.

“Një sulmues vetëvrasës me bombë hodhi veten në erë në hyrje të qendrës ushtarake për stërvitje. Shumë persona kanë pësuar, por ende nuk ka informacione të sakta për bilancin”, njoftuan mediat shtetërore somaleze.

Zyrtari policor Abdifatah Hassan konfirmoi lajmin për sulmin, por as ai nuk kishte informacione të sakta për të pësuarit.

Mediat lokale lajmërojnë se të paktën 10 persona e kanë humbur jetën ndërsa ka shumë të plagosur në sulm.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndërsa sulme të ngjashme në Somali kryejnë organizata terroriste Al-Shabaab, dega e organizatës terroriste Al-Kaeda.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *