Sondazhet e para në Itali për zgjedhjet e PE, kryeson partia e Giorgia Melonit! Ja si renditen forcat e tjera

































Pas shteteve të tjera evropiane edhe Italia ka mbyllur në orët e vona të mbrëmjes së sotme (9 qershor) qendrat e votimit në vend, për zgjedhjet evropiane.

meloni

Sipas sondazheve të para, partia Vëllezërit e Italisë (FdI) e Giorgia Melonit ka fituar deri më tani 27-31% të votave.

Partia Demokratike (PD) e opozitës së qendrës së majtë mori 21.5-25.5% të votave.

Lëvizja Pesë Yjet (M5S) mori 10-14%, ndërsa Forza Italia, partia e themeluar nga i ndjeri Silvio Berlusconi, doli e katërta me 8.5-10.5% të votave.

Partia populiste Liga e Matteo Salvinit ka marrë një rënie serioze në krahasim me vitin 2019, duke fituar vetëm 7.5-9.5% të votave.

Dhe të Gjelbërit/E majta morën 5-7%.

meloni itali
Parashikimet e sondazheve

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts