“Sonte një darkë informale e shtruar nga Vuçiç”, samiti i “Open Balkan” në Beograd, Kosova mungon për herë të gjashtë, ja reagimi për News24

BEOGRAD

Kosova mungon për herë të gjashtë në takimin e “Open Balkan”, iniciativa që nisi si Minisheng dhe më pas u shndërrua në Ballkanin e Hapur. Gazetarja e Neës24 Marsela Karapanço ndodhet në Beograd ku po ndjek hap pas hapi takimet dhe axhendën e samitit. Në një lidhje direkte me “Skype”, Karapanço raportoi se sonte do të ketë një darkë informale nga mikpritësi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, teksa axhenda zyrtare do të nisë mëngjesin e nesërm

Ndërkohë në një komunikim ekskluziv me News24, zyra e Kryeministrit të Kosovës ka deklaruar se nuk ka pasur një ftesë dhe ka përsëritur qëndrimin se nisma “Open Balkan” është një nismë pa vizion për rajonin dhe se nismat rajonale duhet të kenë prezencën e BE-së.

“Zyra e kryeministrit Kurti, e pyetur nga News24 nëse ka pasur një ftesë zyrtare për të qenë i pranishëm në këtë takim, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ftesë. Zyra e kryeministrit të Kosovës rithekson qëndrimin e saj për News24 lidhur me Open Balkan: ‘Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo Open Balkan është nismë pa vizion për rajonin. Nisma të tilla rajonale duhet që ta kenë BE-në brenda, sikurse në rastin e Procesit të Berlinit, kur përveç prezencës së BE-së, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barabarta. Për këtë angazhohet Kosova. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor’. Kosova mban të njëjtin qëndrim si në 5 samitet e tjera”, ka deklaruar në përgjigjen për News24, Kryeministria e Kosovës.

“Dilema e Vuçic nëse duhej mbajtur apo jo Open Ballkan, ka marrë fund dhe në Beograd po mbahet samiti i radhës.
Axhenda do të nisë jo zyrtarisht sot, do të ketë një darkë informale, nga mikpritësi presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Axhenda zyrtarisht do të nisë nesër herët në 08:55. Do të ketë një foto të përbashkët të zyrtarëve. Më tej takimi zyrtar me biznesmenë, më pas takimi me përfaqësues të Këshillit të Atlantikut. Në orën 10:30 do të nisë takimi i Presidentit serb Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin
Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov
dhe pas takimit konferenca.
Me të përfunduar takimi dhe konferenca do të ketë dhe një kohë për gazetarët shqiptarë për të marrë më shumë përgjigje për këtë nismë”, raportoi gazetarja Marsela Karapanço.

PROGRAMI
08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve
09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë
10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.
10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin
Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov
11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *