Soreca takon Jorida Tabakun: E përshëndeta për kthimin e opozitës në Kuvend! Integrimi në BE një përparësi ndërpartiake








Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Jorida Tabakun, Kryetaren e Komisionit të Integrimit në Parlamentin e Shqipërisë.

soreca jorida tabaku

Lajmin e ka bërë me dije vetë ambasadori Soreca, përmes një postimi në Twitter, ku thekson se integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake.

Teksa e përshëndet për vendimin e kthimit të opozitës në parlament, Soreca thekson se integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e qeverisë dhe parlamentit.

“U takova sot me Jorida Tabakun, Kryetaren e Komision të Integrimit Evropian të Parlamentit të Shqipërisë. E përgëzova për emërimin dhe e përshëndeta për kthimin e opozitës në Parlament. Integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, kombëtare mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë .

Integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e Qeverisë dhe Parlamentit. Do të vazhdojë të mbështesë punën e Komisionit, i cili luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së Qeverisë në reformat drejt Bashkimit Europian”, shkruan Soreca në Twitter.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *