Soros: Lufta e Tretë Botërore mund të ketë nisur

08:57 25/05/2022

“Të mposhtim Putinin. Me fitoren e Ukrainës, triumfon liria”

Lufta e Tretë Botërore mund të jetë në prag dhe këtë e paralajmëron Xhorxh Soros, filantropi i angazhuar në përhapjen e demokracisë dhe fjalës së lirë.

George Soros: Sulmi mund të ketë qenë fillimi i Luftës së Tretë Botërore dhe qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë.

Duke folur në Forumin Ekonomik Global, 91-vjeçari tha se sulmi rus në Ukrainë lëkundi Europën në themelet e saj dhe se Bashkimi Europian u krijua pikërisht për të parandaluar të tilla konflikte. Zgjidhja, sipas tij për të ruajtur civilizimin tonëështë që Putin të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm, teksa sa vjen e dobësohet. Ai bëri thirrje për të mbështetur Ukrainën, duke shpjeguar arsyet pse këtë luftë duhet ta fitojë shoqëria e hapur.

George Soros:Në shoqërinë e hapur, shteti luan rolin e mbrojtësit të lirisë dhe individit, ndërsa në atë të mbyllurën, idividi ka për detyrë t’u shërbejë udhëheqësve të shtetit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.