
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka kujtuar vizitën e ish-presidnetit të SHBA-ve George Bush në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shkruar se Bush ka vizituar Tiranën 14 vite më parë, kur Shqipëria ishte lider stabiliteti e integrimi në rajon.
Sakaq e mbyll duke shkruar se ‘shpresojmë që nesër të jemi përsëri të tillë’.
Postimi i plotë:
Bush ne Tirane, kur Shqiperia ishte lider stabiliteti e integrimi ne Rajon!
Nje vizite historike, e permasave Rajonale, determinuese per Shqiperine, Kosoven, te ardhmen europiane te Ballkanit Perendimor, per zgjerimin e NATO drejt Lindjes!
Pra edhe per forcimin e paqes ne Europe.
Mesazhe te qarta keto prej aleatit tone te madh e te pa zevendesueshem, ShBA, mikut te vecante Presidentit Bush!
Pikerisht nga Tirana, qe ishte dikur qendra e “gravitetit” perendimor ne Rajon.
Rol qe vendi yne e luajti me dinjitet, konseguence, pergjegjeshmeri prej 1992.
Te shpresojme qe “neser” do te jemi perseri te tille.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al